Maqedoni

Sali Berisha: Ahmeti paralajmëroi “Ukrainën” në RM, nuk e dëgjuan

22.05.2015 12:44

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha në një prononcim për ngjarjet në Kumanovë, ka thënë se lideri I BDI-së, Ali Ahmeti...

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha në një prononcim për ngjarjet në Kumanovë , ka  thënë se lideri I BDI-së,  Ali Ahmeti, që para një viti, kur ka theksuar se Ukraina nuk është larg, ka paraparë rreziqet e mundshme të sigurisë në Maqedoni. 
 
Poashtu, Berisha ka kërkuar që Shqipëria të lobojë për nje hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.
 
Sali Berisha ka mbeshtetur angazhimin e Ali Ahmetit për stabilitetin e vendin, duke thene se “Ali Ahmeti edhe pse nuk është kryeministër, solli në Tetovë, investitorë amerikan, në një inevstim ku do të punësohen mbi 2 mijë të rinj, ky është kontribut për Atdheun”, ka deklaruar ish kryeministri dhe ish presidenti shqiptar, Sali Berisha