Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët nga E Majta vazhdojnë fushatën
01.10.2025 14:14
Kandidatët e partisë E Majta vazhdojnë takimet me qytetarë në komunat e Shkupit....

Kandidatët e partisë E Majta vazhdojnë takimet me qytetarë në komunat e Shkupit. Për kandidatin për kryetar të komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Dimitrieviq, thotë se urgjente për këtë komunë është zgjidhja për deponitë e egra dhe investimi në infrastrukturë.
“Gjorçe Petrovi përveç se është komunë e papastër, ka problem me depozitë. Tingëllon paradoksale, por u paraqit nevoja që ta artikulojmë këtë problem, sidomos periudhën e fundit, javët dhe muajt e fundit, prej kur po digjet Vardarishtja, u dogj edhe ndërmarrja në Trubarevë dhe aroma vjen deri në Gjorçe. Kemi filluar të hetojmë se sa deponi të egra ka në Gjorçe dhe me të vërtetë ka disa kompani dhe ndotës privatë, të cilët në sipërfaqet e tyre krijojnë deponi.”, - deklaroi kandidati nga E Majta për kryetar të Gjorçe Petrovit, Aleksandar Dimitrieviq.
Edhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Aerodromit, Marian Dimitriev, premton angazhim për një ambient më të pastër.
“Diçka për të cilën do të kërkoj besimin e qytetarëve është absolutisht pastërtia e Aerodromit. Aerodromi është shndërruar në komunë që po ngulfatet nga papastërtia. E shohim se si komuna nëpërmjet tenderëve publikë i çon paratë te ndërmarrjet private dhe në xhepa privat, ndërsa komuna nuk po pastrohet. Absolutisht kemi plan se si ta bëjmë atë, me riorganizim të ndërmarrjes komunale publike, në kuadër të komunës që përfundimisht ta kthejmë shkëlqimin e Aerodromit.”, - theksoi kandidati nga E Majta për komunën e Aerodromit, Marian Dimitriev.
Kandidatët nga E Majta thonë se nëse do të marrin besimin e qytetarëve nuk do të lejojnë privatizimin e ndërmarrjeve publike. Ata thonë se do të angazhohen për përmirësimin e tyre dhe shërbimeve që ato ofrojnë për qytetarët.
GYLTENE SINANI
