Botë

Muaji tetor i kushtohet kancerit të gjirit, sfidat e mëdha të pacienteve me kancer gjiri

01.10.2025 14:27

Pacientet me kancer të gjirit përballen me sfida të shumta dhe të ndryshme....

Pacientet me kancer të gjirit përballen me sfida të shumta dhe të ndryshme. 70 për qind prej tyre të diagnostikuara herët i kryejnë ekzaminimet në mënyrë private. Arsyeja është se koha e pritjes për një takim për biopsi dhe patologji është shumë e gjatë, kështu që pacientet detyrohen të paguajnë nga xhepi. Kjo u tregua nga një hulumtim i shoqatës  “Hema-Onko” me 200 të anketuar.
 
“Pacientët dërgohen drejt në kirurgji, që nuk duhet të jetë kështu dhe kjo që me të vërtetë duam të punojmë si shoqatë vitin e ardhshëm është që të koncentrohemi që këshillat për sëmundje të tumorit në vend të funksionojnë dhe këta pacientë në bazë të diagnozës të drejtohen aty ku e kanë vendin dhe kjo është në Onkologji dhe bashkë me onkologët e tyre ta përgatisin trajtimin e mëtejshëm.”, - deklaroi Ana Marjanoviq nga Shoqata “Hema –Onko”.
 
“Ne kemi një mungesë kronike të stafit mjekësor në Klinikën e Onkologjisë. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur urgjentisht, nëse do të sigurohen dhe çfarë kushtesh do t'u jepen atyre që do të punojnë.”, - theksoi Milica Kuzmanoska nga shoqata “Hema-Onko”.
 
Parandalimi i hershëm është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtohen më shumë jetë.
 
“Ne e respektojmë këtë, prandaj le të ndajmë mëngjesin dhe të zhvillojmë pak mirëkuptim se diagnoza e hershme shpëton jetë.”, - u shpreh Lidija Pecova nga shoqata “Hema-Onko”.
 
“Ne fillimisht si prindër, pastaj si njerëz duhet shumë të punojmë, duke filluar nga fëmijët tanë, rrethin e miqve dhe të afërmve që kemi.”, - u shpreh një paciente.
 
Në vendin tonë numri i pacienteve me kancer të gjirit është i jashtëzakonshëm. Ka rreth 1.200 pacientë në vit. Tetori i kushtohet pacienteve me kancer të gjirit. Nga Shoqata “Hema-Onko” thonë se është e nevojshme të ketë një regjistër kombëtar.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI