Maqedoni

Bashkëpunim në mbrojtje, RMV-ja dhe Bosnjë e Hercegovina thellojnë partneritetin

01.10.2025 14:57

Siguria dhe stabiliteti janë përparësi kryesore për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën....

Siguria dhe stabiliteti janë përparësi kryesore për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën. Pa këto parakushte, nuk mund të flitet për zhvillim në fusha të tjera, theksoi ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, pas takimit me homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Zukan Helez, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Misajllovski theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, e mbështet fuqishëm integrimin e Bosnje e Hercegovinës në Aleancë dhe është e gatshme të ndajë përvojat e saj për të forcuar partneritetin ndërmjet dy vendeve.
 
“Ministrit Helez i shpreha sigurinë se si vend anëtar i NATO-s, Bosnjë e Hercegovina e ka mbështetjen tonë për forcimin e marrëdhënieve me Aleancën. Jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona nga procesi i integrimit në NATO, sepse si vende mike duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tona për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski. 
 
Ministri i Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Zukan Helez, theksoi se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë pas Turqisë, ku Bosnja e Hercegovina dërgon kadetët e saj. Ai gjithashtu shtoi se kanë diskutuar edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, ku sipas tij, Bosnja e Hercegovina ka një nga industritë më të zhvilluara të mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor.
 
“Ne ndodhemi në një periudhë të zgjerimit kur bëhet fjalë për prodhimin e municionit dhe armatimit. Do të bisedojmë edhe për shfrytëzimin e poligoneve që i ka Maqedonia e Veriut, të cilat edhe pse janë të mëdha, shpresojmë se do të plotësojnë nevojat e industrisë së mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes - Bosnjë dhe Hercegovina, Zukan Helez.
 
Në këtë rast u tha se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar pa rezervë në kontributin e saj në misionin paqeruajtës të BE-së, ALTEA, që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë, ku aktualisht marrin pjesë 33 pjesëtarë maqedonas. Të dy delegacionet, në kuadër të kësaj vizite, do të marrin pjesë edhe në hapjen e vitit të ri akademik në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollski", ku këtë vit ka më shumë kadetë nga Bosnja e Hercegovina, një dëshmi shtesë e synimit të sinqertë për ndërtimin e partneriteteve dhe besimit të ndërsjellë mes të dyja vendeve.
 
FARIJE DAUTI BAKIU