Maqedoni
Protesta nga NP “Parqe dhe Gjelbërim”, të punësuarit kërkojnë pagat e prapambetura
01.10.2025 15:15
Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe kompanive të tyre “Florakom” dhe “Luna”, kanë dalë sërish në protesta...

Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe kompanive të tyre “Florakom” dhe “Luna”, kanë dalë sërish në protesta, duke bllokuar disa rrugë, në kërkim të pagave të prapambetura dhe regresit për pushim vjetor që nuk u janë paguar më parë. Punëtorët theksojnë se prej ditës së mërkurë ata nuk kanë më sigurim shëndetësor, ndërkohë që vazhdojnë të mbeten pa pagat e tyre.
“Këta të punësuar pas meje në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim”, “Florakom” dhe “Luna”, prej sot nuk kanë sigurim shëndetësor, jo më veç pagat, por nuk kanë edhe sigurim shëndetësor. Sot një anëtarë i yni më tha: “Babai im më dha kartelën për ta mbushur frigoriferin.”. Babai i tij është pensionist 72 vjeç. A duhet që pensionistët t’i ushqejnë familjet e 50 vjeçarëve?! A nuk është kjo turp?!”, - deklaroi Goran Risteski nga Sindikata e Pavarur “Parqe dhe Gjelbërim”.
Punonjësit nënvizojnë se edhe pse kanë punuar me përkushtim në këtë ndërmarrje publike, trajtimi ndaj tyre është i dyfishtë dhe i padrejtë, pasi ndërmarrjet tjera publike kanë marrë pagat dhe të gjitha shtesat.
“Edhe pse është punuar në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim”, këtë mund ta shihni, megjithatë nuk ka paga. Pse ka trajtim të dyfishtë ndaj kësaj ndërmarrjeje, pse të gjitha ndërmarrjet tjera i kanë marrë pagat edhe K-15-shin dhe të gjitha shtesat, ndërsa neve nuk na është paguar asgjë.”, - theksoi Atanas Gjorgjievski nga Sindikata e Pavarur “Parqe dhe Gjelbërim”.
Kërkesat e punëtorëve për pagesën e pagave të prapambetura, për sigurimin shëndetësor dhe trajtimin e barabartë presin zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.
VLORA LATIFI TOPOJANI
