Maqedoni

Ali Ahmeti: Antarësimi në NATO, do të ulë tensionet në RM

22.05.2015 12:51

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se ndodhitë në Kumanovë janë rezultat i pasigurisë rreth ardhmërisë euroatlantike të vendit...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë  se ndodhitë në Kumanovë janë rezultat i pasigurisë rreth ardhmërisë euroatlantike të vendit dhe kjo u jep mundësinë apo justifikimin disa grupeve të shkaktojnë incidente. 
 
“Ndodhitë në Kumanovë duhet të rishqyrtohen me pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare, ndoshta edhe të NATO-s”, ka thënë Ahmeti për gazetën greke “Katimerini”. 
 
I pyetur nëse incidenti mund të reflektohet në marrëdhëniet ndëretnik, pra midis dy bashkësive etnike në vend, Ahmeti me përgjigje:
 
“Jam i bindur se tensionet do të ulen sapo Shkupi të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s. Pasiguria  dhe mungesa e paqartësisë në integrimet si dhe në përkushtimin e qëllimeve strategjike, shkaktojnë pasiguri edhe tek shqiptarët. Ftoj vendet fqinje të marrin parasysh stabilitetin në rajon dhe të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë me konstruktivitet mbi gjitha çështjet e hapura”, ka thënë Ahmeti.
 
Lideri i BDI-së , thotë  se Shqipëria e Madhe nuk është projekt i shqiptarëve, të gjithë duhet të angazhohen në zgjidhje politike, të vazhdohet me reformat rekomanduar nga KE dhe të intensifikohet dialogu me Athinën që të hapet rruga për paqe të përhershme, stabilitet dhe siguri, jo vetëm këtu por edhe në gjithë Ballkanin perëndimor, ka shtuar ahmeti në intervistën për Katimerini.
 
FLORIJE KAMBERI