Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, PDT-ja kërkon votën për kryetar në Konçe

01.10.2025 16:11

Partia Demokratike e Turqve kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes për kandidatin e saj, Fakri Useinov....

Partia Demokratike e Turqve kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes për kandidatin e saj, Fakri Useinov.
 
“Do të përkushtohem në përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor, rregullimin e rrugëve në fshat, zgjidhjen e problemit për furnizim me ujë dhe kanalizim, si edhe zhvillimin e infrastrukturës publike si ndriçimi, parqe dhe terrene sportive. Meqë bujqësia është sektori më i përfaqësuar në komunën tonë, do të punoj në atë që bujqit të marrin më shumë përkrahje. Secili qytetarë ka mundësi të jetë i informuar dhe të merr pjesë në sjelljen e vendimeve. Do të vendos transparencë në shpenzimin e mjeteve buxhetore.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Konçes, Fakri Useinov.