Maqedoni

Lëvizja “E di” viziton sipërmarrësit në Kumanovë, Dimitrievski: Premtojmë zhvillim ekonomik

01.10.2025 16:20

Karvani i Lëvizjes “E di” vizitoi disa kompani në komunën e Kumanovës...

Karvani i Lëvizjes “E di” vizitoi disa kompani në komunën e Kumanovës. Kandidati i kësaj force politike për komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, bëri të ditur se gjatë vizitës ka dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e sipërmarrësve lokal.

Ai u zotua se të gjitha këto kërkesa do të merren parasysh, me qëllim që të mundësohet zhvillimi ekonomik i qytetit.

Ai u tregua se do të jetë i hapur për investitorët, qofshin ato vendorë apo të huaj, ndërsa shpalosi edhe idetë e tij për zhvillimin ekonomik lokal të Kumanovës.

“Qëllimi kryesor në kuadër të mandatit të tretë do të ishte zhvillimi i ekonomisë vendore dhe hapësirë më e madhe edhe për investime të vendit dhe të huaja në qytet, zhvillimin e zonave të reja industriale, sipas shembullit të zonës ekzistuese indsutriale. Në mënyrë shtesë, ndihmë për zanatet në qytet, si degë elementare për zhvillim të ekonomisë, rikonstruimin e dy tregjeve të gjelbra, me kërkesë të partnerit privat, i cili do të kishte investuar.”, - deklaroi kandidati i Lëvizjes “E di” për komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ai gjithashtu premtoi themelimin e një fondi për mbështetje të sipërmarësve të ri dhe start up kompanive për të rinjtë, ndërsa u zotua se do t’i mbështesë edhe artistët e rinj dhe të gjithë njerëzi kreativ të qytetit të Kumanovës.

Dimitrievski gjithashtu u zotua që komunën e Kumanovës do ta shndërrojë në qendër turistike, përmes krijimit të pakove tursitike dhe brendimit të komunës së Kumanovës në këto pako. Komuna e Kumanovës ndodhet në një pozicion mjaft të volitshëm, tha Dimitrievski, duke përmendur se në këtë qytet kryqëzohen korridori 8 dhe koridorri 10, që i jep kësaj komune mundësi zhvillimi ekonomik dhe turistik. (Ersan Pajaziti, TVM2)