Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

01.10.2025 16:49

Edhe kandidatët e pavarur...

Edhe kandidatët e pavarur në disa komuna të vendit vazhdojnë fushatën në kërkim të mbështetjes së qytetarëve për kryetar të Shkupit, Prilepit, Gostivarit dhe Koçanit. 

Gjendemi pranë stacionit filtrues për ujëra të zeza, projekti më i madh kapital i Shkupit, i cili është në fazën e realizimit, projekt i cili ishte suksesshëm i dëmtuar nga lojërat ditore politike. Në periudhën e ardhshme do të jepet gjithçka nga vetja që ky projekt të kryhet sa më shpejt, përkatësisht të kryhet me kohë, njësoj siç do t’i jepet akcent projekteve tjera që janë në interes të shëndetit dhe jetesës cilësore të qytetarëve të Shkupit.”, - deklaroi kandidati i pavarur për qytetin e Shkupit, Goran Markovski.

"Tanimë rrugët nuk lahen vetëm kur shtrohen për herë të parë me asfalt. Në ndërkohë që asnjëherë më nuk ka larje të rrugëve, a kjo duhet të jetë praktikë javore, çdo fundjavë duhet të pastrohen, siç i pastrojmë shtëpitë tona duhet të pastrohen edhe bulevardet publike dhe rrugët, sepse kjo është pasqyra jonë, kjo është kultura jonë dhe kjo duhet të jetë trashëgimia jonë. Gjoba efektive nga 500 denarë për keqbërësit apo për shkeljet e vogla, deri në miliona denarë për keqbërësit industrial dhe bizneset, të cilat konsumojnë më tepër, por edhe ndotin më tepër.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.
 
"Ne ju premtojmë se do të kemi fushatë në të cilën nuk do të sulmojmë askënd, por që nuk do të fshehim asnjë problem që e prek qytetarin e Komunës së Koçanit. Do të flasim për problemet, por do të flasim edhe për zgjidhjet. Askënd nuk sulmojmë, ndërsa edhe njëherë e shtrijmë dorën te të gjithë që së bashku të zgjidhim problemet në komunën e Koçanit dhe të sigurojmë ardhmëri më të mirë, për shkak se “Dua jetë në Koçan” nuk është vetëm sllogan, por duhet të jetë pjesë e zemrës sonë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për komunën e Koçanit, Zoran Todorov.

"Do të fillojmë me regrutimin e të gjitha kapaciteteve që i ka qyteti ynë nga ana e personave teknikë të aftë që të mund të përballen me këtë problematikë. Unë veçmë kam filluar me të gjitha planifikimet urbanistike, i kam filluar diskutimet me një numër të madh të arkitektëve nga qyteti. Në treg gjeni edhe makineri të vogla, të cilat mund të bëjnë reciklim të asfaltit dhe në çdo kohë të mund të përgjigjeni në sanimin e dëmtimit të asfaltit.”, - theksoi kandidati i pavarur për në komunën e Prilepit, Borçe Cupetrevski. 
 
"Prioriteti ynë kryesor është qytet i pastër dhe i rregulluar. Të kemi mjedis të pastërt dhe të shëndetshëm. Nëse më duhet të përmend si projekte të cilat do t’i realizoj është pastrimi i lumit të qytetit, përkatësisht rregullimi i shtratit të lumit, për të cilin ka veçmë projekt të përgatitur. Projekte tjera të cilat i kemi janë pastrimi publik, faktikisht atë e kemi prioritet kryesor, synojmë të kemi qytet të pastër dhe të rregulluar për çdo ditë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për komunën e Prilepit, Pavlinçe Matevska. 
 
"Në hyrjen nga ana lindore e qytetit do të bëj një rrethrrotullim të madh me dy simbolet e qytetit, mermerin dhe duhanin. Do t’i rris vendet e parkingut në qytet, përreth lumit, ku me një partneritet publiko-privat do të kemi mundësi të ndërtojmë vende të reja të parkingut. Do të rrënoj tregun e vjetër të gjelbërt dhe në vend të saj do të ndërtoj një treg të ri të gjelbër, për shkak se i vjetri është jofunksional. Në tregun e ri do të ndërtoj një garazh në kate, për shkak se është shumë e nevojshme në vendbanimin Toçilla.”, - theksoi kandidati i pavarur për komunën e Prilepit, Lupço Dunimaglloski.