Zgjedhjet lokale 2025, Koalicioni “Përvoja për sukses” aktivitete në Manastir
Koalicioni “Përvoja për sukses”...

Koalicioni “Përvoja për sukses”, pjesë e së cilës janë katër parti politike, ka vazhduar fushatën në Manastir, ku ka kërkuar përkrahje për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Ofrojmë sukses për Manastirin dhe tërë Maqedoninë. Politikat dhe pozicionet tona janë të qarta, krimi me para shtetërore nuk guxon të vjetrohet më aq lehtë, siç vjetrohet tani. Shpenzimet bankare nuk guxon ta dëmtojnë xhepin e qytetarëve. Dhe në fund paprekshmëria e kryetarëve të komunave nuk guxojnë të jenë më, të fuqishme siç ishin deri më tani.”, - deklaroi Monika Zajkova nga PLD.
“”Manastiri, qytet i biçikletave”, është projekt nëpërmjet të cilit këshilltarët e PLD-së që në ditën e parë të këshillit do të kërkojnë nga komuna të sigurohen 200 biçikleta, të cilët do të shpërndahen në 20 pika në qytet. Të mbillen 20 mijë drunj nëpër qytet, aq sa ka familje në komunën tonë. Zonat e gjelbra patjetër të jenë mushkëritë tona të bardha, pasi ajri në Manastir është ndër më të ndoturit në Maqedoni.”, - theksoi bartësi i listës për këshilltarë i PLD-së, Manastir, Dimitar Kuzmanovski.
