Zgjedhjet Lokale 2025, VMRO-DPMNE aktivitete në Vevçan dhe Strugë

01.10.2025 19:05

Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së...

Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së ka vazhduar edhe në komunat e Vevçanit dhe Strugës, ku u prezantua kandidati për kryetar të komunës së Vevçanit, Spase Koçovski, si dhe listat e kandidatëve të tyre komunalë në këto dy qytete.

Mickoski nga Vevçani ka akuzuar LSDM-në dhe kreun e saj, Venko Filipçe, se po zhvillojnë fushatë negative dhe po keqpërdorin tragjedinë në Koçan për të përfituar pikë politike.

Mickoski po ashtu akuzoi Filipçen se po përgatit një tradhti të re me të ashtuquajturën “Rezolutë” apo “Linjat e kuqe” me Bullgarinë.

Ndërsa në tubimin në Strugë, Mickoski  paralajmëroi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të merret edhe me korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori, sepse siç theksoi ai, këtij bastioni të përhershëm të krimit, duhet t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë. Sipas tij, LSDM-ja dhe BDI-ja do të luftojnë me forcë për të gjetur shpëtim në gjyqësorin dhe prokurorinë e korruptuar.