Zgjedhjet e pjesshme lokale, më 9 nëntor Begaj nuk pret Kushtetuesen për Tiranën

01.10.2025 23:00

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar 9 nëntorin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki, përfshi edhe Tiranën.

Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar edhe pozitën ligjore lidhur me zgjedhjet në kryeqytetin shqiptar, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese.

Në këtë mënyrë, kreu i Shtetit nuk ka pritur vendimmarrje nga Kushtetuesja duke dekretuar datën që i hap rrugë KQZ-së të nisë përgatitjen për zgjedhjet dhe partive të nisin fushatën elektorale.

Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.