Maqedoni
Besimi – Bushati: Bashkëpunimi rajonal, kontribuon për stabilitet në Ballkan
22.05.2015 13:34
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane , Fatmir Besimi, sot, qëndron në vizitë pune njëditore në Tiranë...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane , Fatmir Besimi, sot, qëndron në vizitë pune njëditore në Tiranë, ku po të merr pjesë në Takimin e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të “Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP)”.
Takimi i ministrave paraqet forum kryesor për konsultime, përcaktim i bashkëpunimit si dhe avancimin e qëllimeve të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Takimi shërben si platformë i këmbimit të mendimeve për gjendjen aktuale në rajon dhe niveli i bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në agjendën e takimit do të gjendet edhe raporti i aktiviteteve të miratuara sipas prioriteteve të udhëheqësis shqiptare me SEECP.
Në kuadër të vizitës së tij, zëvendëskryeministri Besimi u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në këtë takim u diskutua gjendja momentale politike dhe siguria me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, si dhe përpjekjet që bëhen me dialogun e nisur politik.
Gjithashtu u theksua rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe mbështetja mes dy shteteve në drejtim që sa më shpejtë të përmbushen standardet Evropiane dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila do të sjellë një ardhmëri më të mirë, paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe prosperitet, për të dy shtetet dhe rajonin.
