Maqedoni

Bie bora e parë, nis sezoni i ngrohjes termike

02.10.2025 10:47

Në Mavrovë dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes...

Në Mavrovë dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes ra bora e parë e kësaj vjeshte, duke krijuar një shtresë të hollë bore. Borë ka edhe në vendet tjera malore. Pritet që të formohet një shtresë bore deri në 15 centimetra.

Ndërkohë për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në Shkup filloi sot.

ESM-ja u bën thirrje të gjithë përdoruesve të kryejnë riparimet e nevojshme në instalimet e tyre të brendshme të ngrohjes, pasi mirëmbajtja e rregullt është detyrim i tyre dhe të sigurojnë qasje të papenguar të zyrtarëve në nënstacionet e ngrohjes dhe furnizim të rregullt me energji elektrike në stacionin e ngrohjes, pra faturat e paguara të energjisë elektrike dhe instalime elektrike funksionale.