Botë
Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbledh 45 liderë, fokus tek siguria, Ukraina
02.10.2025 11:25
Në Kopenhagë të Danimarkës, udhëheqësit evropianë...

Në Kopenhagë të Danimarkës, udhëheqësit evropianë, përfshirë nga Kosova, do të takohen sot për samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.
Përveç sesionit të Komunitetit Politik Evropian dhe kohës për takime dypalëshe, udhëheqësit do të ndahen në tri gupe punuese për tema që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rezistencën: Kërcënimet tradicionale dhe të reja; Siguria Ekonomike: Reduktimi i varësive evropiane dhe Migracioni: Kontrolli Efektiv i Flukseve Migratore.
Komuniteti Politik Evropian u lansua në vitin 2022, si ide e presidentit të Francës, Emanuel Makron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.
Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kosova qëndron e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet që kanë bërë përparimin më të madh në rrugën drejt bllokut evropian. Tirana synon që të bëhet pjesë e BE-së deri më 2030.
