Maqedoni

Dita e 4-të e fushatës për zgjedhjet lokale 2025

02.10.2025 11:44

Vazhdon Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale...

Karvanët partiakë dhe kandidatët e pavarur po prezantojnë programet e tyre në përpjekje për të fituar votat e qytetarëve.
 
VLEN-i vazhdon fushatën e saj në Tetovë. Aleanca Kombëtare për Integrim do të prezantojë programin e saj përmes takimeve me qytetarët dhe konferencave për shtyp.
 
Nën moton "Luftojmë për shtëpinë tonë", LSDM-ja do të mbajë sot tubime në Studeniçan, Zelenikovë, Kisella Vodë dhe Aerodrom.
 
VMRO-DPMNE dhe koalicioni po mbajnë tubime në Koçan, Karbinc, Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovcë dhe Vinicë. E Majta dhe Lëvizja “E di” gjithashtu po vazhdojnë karvanin e tyre parazgjedhor.
 
Kandidatët e pavarur janë gjithashtu në terren. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatë të pavarur.