Futboll

Karabaku e fiton ndeshjen e dytë resht, PSG triumfoi në kryendeshjen e mbrëmjes

02.10.2025 12:37

Kryendeshja e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve...

Kryendeshja e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e kaluar u zhvillua në Barcelonë, ku kampioni spanjoll u përball me kampionin aktual evropian PSG. Skuadra udhëtuese deri tek fitorja 2:1 në këtë përballje erdhi  në minutën e 90, me golin e shënuar nga Goncalo Ramos.
 
Qarabag me fitoren ndaj Benfikës 3:2 në Lisbonë, në raundin e parë e bëri befasinë më të madhe, ndërsa kamponi azerbajxhanas triumfoi edhe në raundin e dytë e kësaj radhe para tifozëve të vet. Këta në fushën e tyre me 2:0 e mundën FC Kopenhagen-in.
 
Futbollistët e Manchester City, fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, në duart e tyre e kishin deri në minutën e 90-të. Por në fund u deshën të kënaqen me barazimin 2:2 në Monaco. Kështu me 4 pikë të jenë në pozitën e tetë të renditjes.
 
Napoli në terren vendas me 2:1 mundi portugezët e Sportingut. Hero i vendasve ishte Hojlund, autor i të dy golave. Ishte kjo fitorja e parë e napolitanëve  në sezonin e ri tek kampionët.
 
REZULTATET
ROYALE UNION SG - NEWCASTLE 0:4 
Woltemade ⚽17, Gordon ⚽43/11m, ⚽64/11m, Barnes 80
QARABAG - KOPENHAGEN 2:0 
Zoubir ⚽28, Addai ⚽83
VILLARREAL - JUVENTUS 2:2
Mikautadze ⚽18, Renato Veiga ⚽90; Gatti ⚽49, Conceicao ⚽56
MONACO - MANCHESTER CITY 2:2
Teze ⚽18, Dier ⚽90/11m; Haaland ⚽15, ⚽44
BORUSSIA DORTMUND - ATHLETIC 4:1
Svensson ⚽28, Chukwuemeka ⚽50, Guirassy ⚽82, Brandt ⚽90+1; Guruzeta ⚽61
BAYER LEVERKUSEN - PSV 1:1
Kofane ⚽65; Saibari ⚽72
NAPOLI - SPORTING 2:1
Hojlund ⚽36, ⚽79; Suarez ⚽62/11m
ARSENAL - OLYMPIAKOS 2:0
Martinelli ⚽13, Saka ⚽90+2