Botë

Sulm në një sinagogë në Mançester, raportohet për katër të plagosur: Policia ekzekuton autorin e krimit

02.10.2025 13:00

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike...

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore.
 
Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa katër persona u plagosën nga një automjet dhe sulmet me thikë.
 
“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN./Top Channel