Botë

Begaj shpalli zgjedhjet, më 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

02.10.2025 14:35

Presidenti Bajram Begaj shpalli të mërkurën datën 9 nëntor...

Presidenti Bajram Begaj shpalli të mërkurën datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe në 5 bashki të tjera, çka është pritur me kritika nga politika shqiptare.
 
Opozita akjuzon se kireu i shtetit anashkaloi ankimimin e shkarkimit që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë në Gjykatë Kushtetuese, duke i shpallur zgjedhje pa u marrë ende një vendim në këtë gjykatë.
 
Përpjekjet e Veliajt mësohet se do të vijojnë, me një ankimim për dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjet. Mbrojtja e kryebashkiakut do të bazohet në nenin 45 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i cili thotë se Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, mund të pezullojë një akt kur vlerëson se zbatimi i tij mund të sjellë pasoja.
 
Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë.
 
LULJETA NDOKA