Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezantoi listën e këshilltarëve në Kërçovë

02.10.2025 15:32

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe...

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Kërçovë prezantoi Listën e Këshilltarëve. Ai para të pranishmëve theksoi se LSDM-ja është vazhdimësi e idealeve mbi të cilat është ndërtuar shteti bashkëkohor i Maqedonisë.
 
LSDM-ja gjithmonë ka qenë më shumë se një parti, ajo është lëvizje për liri, drejtësi dhe barazi. Filipçe tha se duhet punuar për numër sa më të madh të këshilltarëve në komunën e Kërçovës, për të qenë më të fortë dhe pjesë ë strukturë së komunës për t'i realizuar planet dhe projektet me të cilat Kërçova do të jetë vend më i mirë për të jetuar.
 
Theksoi se LSDM-ja ofron projekte dhe zgjidhje konkrete që do ta përmirësojnë funksionimin e përditshëm të qytetarëve të Kërçovës.
 
Në plan janë ndërtimi i terreneve sportive, programeve për sipërmarrësi për të rinjtë, ndërtimi i qendrës për mbeturina, shtëpi të re për pensionistët, gjetja e zgjidhjes për qentë endacakë, si dhe plan për ajër të pastër dhe efikasitet energjetik, tha lideri i LSDM-së, Filipçe, në tribunën qytetare në Kërçovë.
 
“Dinjiteti, të nderuar të pranishëm, mbrohet me institucione të forta, me plan serioz dhe me njerëz që sinqerisht mendojnë mirë për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Mbrohet me qëndrim të mençur e të vendosur dhe me rezultate në vend: me shtet që funksionon, me institucione të reformuara që ndërtojnë besim dhe me politika ekonomike që në radhë të parë i vendosin qytetarët dhe problemet e tyre.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Bartësi i Listës për Këshilltarë, Stevo Stefanovski, tha se për këshilltarë të LSDM-së janë zgjedhur njerëz me kredibilitet, integritet dhe moral, e që do të punojnë për problemet sistematike në Kërçovë.
 
“Nuk vij me fjalë boshe, por me energji, vullnet dhe zgjidhje konkrete. Do t'i zgjidhim problemet sistematike komunale dhe jo vetëm sipërfaqësisht si kozmetikë. Do të punojmë për qytet urban, të zgjidhim kaosin urbanistik për një rreth më të pastër. Do të kërkojmë zgjidhje të përhershme për qentë endacakë, që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë humane. Do t'i mbështesim klubet sportive, iniciativat e të rinjve.”, - theksoi bartësi i listës për këshilltar në Kërçovë, Stevo Stefanovski.
 
Para qytetarëve të Kërçovës kryetari i LSDM-së potencoi se ka dallim thelbësor në raport me VMRO-DPMNE-në dhe porositi se Maqedonia nuk mbrohet me ofendime dhe grindje, me thirrje të rreme për bashkim kombëtar dhe se patriotizmi e dinjiteti nuk keqpërdoren për përfitim politik. 
 
FLORIJE KAMBERI