Maqedoni
Lavrov: Krizën në Maqedoni, po e imponon Perëndimi
22.05.2015 13:49
Rusia vazhdon sërisht të komentojë ngjarjet në Maqedoni , duke sulmuar Perëndimin...

Në debatin e Këshillit të Federatës Ruse, shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov theksoi se Moska ka informacione operative të lidhura me ngjarjet në Maqedoni.
“Përfaqësuesit e OSBE-së, pa autorizim nga organizata, në fund të muajit prill kanë ardhur në Shkup dhe kryeministrit Gruevski i kanë liferuar disa kërkesa”, theksoi Lavorv.
Sipas tij, kriza politike në Maqedoni është e imponuar nga Perëndimi, me qëllim që të bëhet një revolucion ukrainas. Lavrov propozon, që sekretari gjeneral i Këshillit të Evropës, dhe sekretari gjeneral i OSBE-së ta vizitojnë Maqedoninë dhe të realizojnë takime me të gjithë të përfshirët në krizën politike.
