Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur e vazhdojnë fushatën
Edhe kandidatët e pavarur për kryetarë komune...

Edhe kandidatët e pavarur për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë në disa komuna kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
“Parkingu i qendrës duhet të transformohet në një park, do të ketë lojëra për fëmijë, do të mbjellim pemë dhe do të ketë një mini amfiteatër, ku do të mundet çdo person që merret me aktivitete kulturore ta shfrytëzojë. Ky parking do të transferohet në hyrjen e qytetit, në afërsi të spitalit. Për momentin aty afër tani ndodhet një sallë sportive.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Besnik Asani.
“Janë dy projekte veçmë të hartuara, projekte të cilat do të aplikohen pas marrjes së pushtetit dhe kanë të bëjnë me 560 parkingje, të cilat do të jenë nëntokësore në sheshin e qytetit të Strugës dhe një pjesë te plazhi i qytetit, ku edhe atje do të ketë rreth 190 parkingje.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
“Komuna duhet të jetë e hapur, transparente dhe të shërbejë për secilin që jeton në territorin e komunës së Manastirit, për shkak se gjithçka tjetër është diskriminim i qytetarëve. Në Manastir jetojnë qytetarët e Manastirit, pa dallim të përkatësisë politike, të gjithë ato kanë kërkesat e tyre të përditshme. Prandaj, potencuam që në fillim se zgjedhja e një kandidati të pavarur do të thoshte bashkim i të gjithë qytetarëve të Manastirit për problemet e tyre dhe për interesat e tyre.”, - u shpreh kandidatja për kryetare të komunës së Manastirit, Gabriela Ilievska.
“Të pavarurit së bashku” është shoqatë qytetare, të cilës nuk i takojnë mjete për reklamim politik pa pagesë, por e njëjta edhe më tej mbetet afër deri te fqinjët e saj, te bashkëqytetarët e saj. Këtu mblidhemi për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, dëshirat e tyre, problemet, idetë e tyre, ndërsa qëllimi ynë i përbashkët është që të fitojmë një komunë transparente, të pastër, të rregulluar, të sigurt, thjesht cilësore për jetesë.”, - deklaroi kandidatja e pavarur për komunën Qendër, Biljana Ivanovska.
“Lista jonë është e përbërë nga qytetarë, nga profesionistë, nga njerëz me prapavijë profesionale dhe nga të gjitha përkatësitë etnike, të bashkuar për të investuar potencialet e tyre, në këtë qytet tonin ku dinjiteti gjithkujt duhet t’i garantohet. Me përvojën e deritanishme në komunën Qendër, kemi treguar se mundet në këshill të veprohet ndryshe nga partitë politike klasike, të merren vendime të pavarura të bazuara në të dhëna dhe analiza dhe atë duam ta bëjmë në qytetin e Shkupit.”, - theksoi bartësja e listës në qytetin e Shkupit nga “Të pavarurit së bashku”, Jana Bellçeva Andreevska.
“Njerëz, mundemi shumë më mirë se sa jemi sot. Mundemi të kemi edhe rrugë të sigurta, mund të kemi edhe dimër pa smog, mund të kemi trotoare pa gropa, mund të kemi parqe, kënde lojërash të rregulluara, mund të kemi komuna që shumë më tepër përkujdeset për jetesën e qytetarëve të saj. Me një plan dhe me punë të ndershme do të kemi edhe para për gjithçka, por do të kemi edhe kushte shumë më të mira.”, - u shpreh bartësi i listës për komunën Qendër nga “Të pavarurit së bashku”, Jane Dimevski.
