Maksim Dimitrievski dhe Lëvizja “E di”, investime në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët

02.10.2025 20:00

Nga sheshi në Kumanovë...

Nga sheshi në Kumanovë, kandidati për kryetar komune nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, premtoi subvencionimin e transportit publik, ndërtimin e tre çerdheve, rrethrrotullimeve të reja, rindërtimin e shtëpisë së pionierëve, si dhe ndërtimin e parqeve, zonave për këmbësorë dhe trotuareve.

“Programi, që përfshin qindra projekte në të gjitha fushat. Një program që do të kontribuojë për një jetë më të mirë në Kumanovë. Një program që do ta bëjë Kumanovën tonë një qendër ekonomike rajonale dhe komunën më të rregulluar në Maqedoni. Do të bëjmë dhjetë projekte kyçe, të cilat do t’i realizojmë në 4 vitet e ardhshme.”, - deklaroi kandidati i Lëvizjes “E di” për komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Në tubim foli edhe bartësja e listës, Ivana Gjorgjievska.                                                 

“Të vazhdojmë të punojmë për krijimin e qendrave rinore dhe hapësirave për shoqërim dhe shkëmbim idesh. Fëmijët do të rriten në terrene lojërash moderne, ku do të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe krijuese. Gjeneratat më të vjetra do të kenë mbështetje të qëndrueshme dhe kujdes, sepse komuna do të mbetet mike e çdo familjeje.”, - theksoi bartësja e listës së këshilltarëve nga Lëvizja “E di” – Kumanovë, Ivana Gjorgjievska.

Nga kjo parti rikujtuan se gjatë  tetë viteve të fundit kanë realizuar mbi 800 projekte, ndërsa Kumanova, nga  komunat më të zhytura në borxhe, sot është financiarisht më stabile.

Gjithashtu potencuan atë se gjatë mandatit të kaluar kanë ndërtuar 19 terrene sportive dhe katër salla sporti. (Gazmend Kurtishi, TVM2)