Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdon fushatën në Shkup e Veles

02.10.2025 20:15

Partia "E Majta" vazhdon të kërkojë përkrahjen e qytetarëve...

Partia "E Majta" vazhdon të kërkojë përkrahjen e qytetarëve për kandidatët e saj për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë. Kandidatja për komunën e Qendrës thotë se programi i saj ka një numër të madh projektesh vizionare, të cilat do ta ngritin komunën e Qendrës në një nivel më të lartë.

“Kemi projet të llojit tregu i ri i gjelbër, treg modern, objekt i ri komunal, që është projekt i Së Majtës nga fushatat e kaluara, që është miratuar në Këshillin e komunës Qendër. Pastaj mbyllja e rrugës “Boemska” dhe shndërrimin në zonë për këmbësorë. Projekt për mirëmbajtjen e ndërmarrjes për energji elektrike, nëpërmjet fotovoltaikëve, për krijimin e një komune efikase energjetike.”, - deklaroi kandidatja për kryetare të komunës Qendër, Marija Srebrova.

E Majta kërkon përkrahje edhe për kandidatët e saj në Veles, prej ku kreu i kësaj partie, Apasiev, është ankuar se me urdhër të Mickoskit janë diskriminuar në financimin e fushatës.

E Majta për herë të parë ka gjasa që në disa komuna të radhitet partia e dytë, menjëherë pas VMRO-së, që do të thotë se faktorizohet si parti e dytë në shtet dhe mendoj se kjo rritje, që për fat të mirë po përputhet me këto zgjedhje, është e pandalshme, pa marr parasysh se çfarë obstruksione bëjnë. Dëmi i shkaktuar në euro është rreth 400 mijë euro që na janë shkurtuar për reklamim të paguar, të cilat ne nuk mund t’i ndajmë te mediat.”, - theksoi  kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Apasiev thotë se dëmi politik është më i madh se sa ai në para, prandaj do të ankohen deri në Strasburg. (Gyltene Sinani, TVM2)