Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” kërkon votën në Kumanovë
Kandidatja e koalicionit “Përvoja për sukses”...

Kandidatja e koalicionit “Përvoja për sukses” për kryetare të Kumanovës thotë se ka në fokus ekologjinë dhe zhvillimin e biznesit.
Ajo thekson se si grua do të angazhohet për ndryshime në këtë qytet, qoftë në planin ekonomik, ashtu edhe në atë ekologjik. Përveç qytetarëve që kanë punuar në Afganistan, pensionistëve dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike, asgjë tjetër nuk punon, thotë Arsovska. Ajo ofron zgjidhje edhe për kaosin urbanistik.
“Do të doja të them se në Kumanovë kemi kaos urbanistik, nuk kemi parkingje të mjaftueshme. Ne kemi të punësuar në ndërmarrjen publike “Parkingje”, por e dini si rrugët kanë nevojë për orientim të ri, devijim të trafikut. Këtu duhet bërë një garazh moderne shumëkatëshe dhe të paktën edhe dy garazhe tjera në kate në Kumanovë, që njerëzit të mund të parkojnë dhe të ketë lëvizje normale të veturave.”, - deklaroi kandidatja për kryetare të Kumanovës nga koalicioni “Përvoja për sukses”, Violeta Arsovska.
Arsovska thotë se do të angazhohet edhe për zhvillimin e vendbanimeve rurale të kësaj komune.
