Zgjedhjet lokale 2025, PDSM me listë këshilltarësh në Kumanovë

02.10.2025 21:12

Partia Demokratike e serbëve...

Partia Demokratike e serbëve garon me listën e saj për këshilltarë komunalë në Kumanovë, ku vazhdojnë të shpalosin ofertën e tyre për qytetarët.

“Do të orientohemi në më shumë sfera, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kumanovës, para së gjithash këtu do të theksoja, në pjesën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore. Në pjesën e mbrojtjes sociale do të angazhohemi për ndërtimin e më shumë çerdheve për fëmijë, edhe atë në vendbanimet përreth, në lagjen Karposh, lagjen Pero Çiço, me çka çerdhet në qendër do të shkarkoheshin, ndërsa do të përfshiheshin sa më shumë fëmijë.”, - deklaroi kandidati i PDSM-së në Kumanovë, Bojan Jakimoviq.