Zgjedhjet lokale 2025, Nurçeski kërkon votën për kryetar të Pllasnicës
02.10.2025 21:23
Partia Turke garon për kryetar në komunën e Pllasnicës...

Partia Turke garon për kryetar në komunën e Pllasnicës, ku në garë është kandidati i saj, Elsan Nurçeski.
“Ky nuk është misioni im personal, por kërkesë e shumë banorëve të komunës së Pllasnicës, që unë të jem kandidat për kryetar të komunës së Pllasnicës. Qëllimi im është që në komunën e Pllasnicës të gjithë banorët të kenë mundësi të njëjta për zhvillim dhe përparim, pa marr parasysh përkatësinë e tyre sociale apo politike. Të gjithë personat që mund ta gjejnë veten në komunë apo të dëshmohen me njohuritë dhe përvojën e tyre nga ana e pushtetit lokal, do të përkrahen.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Pllasnicës, Elsan Nurçeski.
