Zgjedhjet lokale 2025, VMRO fushatë në Demir Kapi, Negotinë dhe Konçe

02.10.2025 21:41

Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së nën moton “Zgjedhje e vërtetë”...

Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së nën moton “Zgjedhje e vërtetë” në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale 2025, mbrëmë vazhdoi edhe në qytetin e Demir Kapisë, Negotinës dhe Konçes.

Ata zhvilluan disa takime të ndarë me qytetarët dhe mbajtën tubime në këto dy qytete. Kreu i VMRO-së, Mickoski, porositi qytetarët se mbështetja dhe alternativa e vërtetë në këto zgjedhje, është vetëm koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe përmes mbështetjes së tij garantohet ecja përpara dhe ndërtimi i së ardhmes, ndërsa sipas tij, koalicioni LSDM dhe BDI e ndihmuar nga E Majta është garanci për stagnim, krizë të thellë dhe kthim prapa.