Siguria e gazetarëve prioritet i Ministrisë së Brendshme
Liria e medias dhe siguria e gazetarëve...

Liria e medias dhe siguria e gazetarëve mbeten shtylla thelbësore të një shoqërie demokratike. Ministria e Brendshme thekson se vazhdon bashkëpunimin aktiv me shoqatat dhe institucionet që punojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve.
Në këtë drejtim, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë është vendosur një lidhje me regjistrin e sulmeve ndaj gazetarëve të udhëhequr nga AGM, ku pasqyrohen rastet e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve, me detaje mbi llojin e sulmit, vendndodhjen dhe statusin e procedurës.
Nga MPB njoftojnë se është në proces formimi i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organ ndërdepartamental, që do të miratojë një Plan Kombëtar Veprimi për sigurinë e punonjësve të medias.
Koordinimi midis policisë, prokurorisë dhe organizatave gazetareske vlerësohet si i lartë, duke kontribuar në zgjidhjen më efikase të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve. Ministria e Brendshme u bën thirrje gazetarëve që përballen me kërcënime, sulme ose presione të raportojnë menjëherë rastet, duke theksuar se autorët do të sanksionohen dhe e drejta e publikut për informim të lirë do të mbrohet me vendosmëri. “Së bashku me punonjësit e medias dhe organizatat e shoqërisë civile, po ndërtojmë një mjedis të sigurt, ku gazetarët mund të ushtrojnë profesionin e tyre lirisht dhe pa frikë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
