Maqedoni

Të arrestuarit në Kumanovë, javën e ardhshme i viziton një delegacion nga KKN

22.05.2015 14:01

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari u takua sot me një delegacion të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar...

Të arrestuarit e para dhjetë ditëve në KUmanovë dhe gjendja  e tyre në burgun e Shutkës, ishin në qëndër të këtij takimi.
 
Jashari dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë , u dakorduan që javën e ardhshme të realizohet një vizitë e të paraburgosurve . Të paraburgosurit do ti vizitojnë  delegatë profesional nga Gjeneva si dhe ekspertë te sferave të ndryshme, të cilët pas vizitës do përgatitet një informacion.
 
Republika e Maqedonisë ka nënshkruar Marrëveshje me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për aktivitete humanitare lidhur me personat e privuar nga liria, në  nenin  2 të së cilës, theksohet se ky komitet ka qasje deri tek të gjithë personat e dënuar, por me leje paraprake nga ana e Gjykatës kompetente, gjegjësisht nga gjykatësi hetues.