Botë

Netanjahu përgëzon marinën izraelite, ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivistë

03.10.2025 12:54

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, vlerësoi marinën izraelite për kapjen e një anije  ndërkombëtare që tentonte të kalonte bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.
 
“I përgëzoj ushtarët dhe komandantët detarë që përfunduan misionin e tyre gjatë Jom Kipur në mënyrën më profesionale dhe efikase.”, tha Netanjahu, në një deklaratë zyrtare. “Veprimi i tyre parandaloi hyrjen e dhjetëra anijeve në zonën e luftës dhe sprapsi një fushatë kundër Izraelit.”, shtoi ai.
 
Sipas një zyrtari izraelit, më shumë se 400 aktivistë që ndodheshin në 41 anije të flotiljes u arrestuan gjatë operacionit.
 
“Gjatë një operacioni që zgjati rreth 12 orë, forcat detare parandaluan një përpjekje pushtimi në shkallë të gjerë nga qindra persona, të cilët kishin shprehur synimin për të shkelur bllokadën ligjore të Rripit të Gazës.”, deklaroi zyrtari, duke kërkuar të mbetej anonim.
 
Pas përfundimit të operacionit, të gjithë pjesëmarrësit u transportuan në mënyrë të sigurt drejt portit të Ashdodit, ku më pas u morën në dorëzim nga policia izraelite.