Maqedoni

Zgjedhjet lokale, vazhdon dita e 5-të e fushatës zgjedhore

03.10.2025 13:27

Vazhdon fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale...

Karvanët partiakë dhe të pavarurit prezantojnë programet e tyre në përpjekje për të fituar vota nga qytetarët. Megjithatë, retorika dhe akuzat e ndërsjella po bëhen më intensive.
 
Kandidati për kryetar të Tetovës nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, do të mbajë konferencë për shtyp në Tetovë. Koalicioni AKI do të prezantojë programin zgjedhor të kandidatit të koalicionit për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani.
 
Nën moton "Zgjedhja e duhur - njeriu yt, vendi yt, për të ardhmen tënde", VMRO-DPMNE sot mban tubime në Novaci, Mogillë dhe Manastir. Kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgievski, gjithashtu  vazhdon të prezantojë programin e tij.
 
Nën moton "Luftojmë për shtëpinë tonë", LSDM-ja sot do të mbajë tubime në Strugë dhe Ohër, ndërsa më parë ka mbajtur takime në Debarcë dhe Vevçan.
 
Në terren është edhe kandidatja për kryetar të Shkupit, Kaja Shukova. E Majta dhe Lëvizja “E di”  vazhdojnë karvanët e tyre parazgjedhorë, ndërsa në terren janë edhe kandidatët e pavarur.