Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Krushevë

03.10.2025 15:42

Partia E Majta ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës...

Partia E Majta ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës, ku ka kërkuar përkrahje për kandidatin për kryetar komune, Zoran Janeski, dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë. 
 
“Do të punoj me nder dhe në interes të secilit qytetar të komunës së Krushevës. Për dallim nga kundërkandidatët e mi, unë nuk kam të kaluar të keqe. Kurrë nuk kam marr pjesë në tender të dyshimtë, punësime të dyshimta, e as nuk kam qenë në ndonjë funksion. Në periudhën e fundit nuk u hap asnjë vend pune për qytetarin e thjeshtë, përveç punësimeve administrative partiake.”, - deklaroi  kandidati për kryetar të Krushevës nga E Majta, Zoran Janeski.
 
Seancat e këshillit komunal duhet të transmetohen online, për çka do të angazhohen këshilltarët e partisë E Majta në këtë komunë, thotë bartësi i listës, Atanas Najdovski.
 
“Do të përqendrohemi në këshill më së shumti për zgjidhjen e problemeve të mëdha në qytet dhe vendbanimet tjera. Një nga problemet më të mëdha është deponia, e cila ndodhet në afërsi të qytetit dhe në periudhën e verës paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve, sepse ndotja është e lartë. Po ashtu do të angazhohemi për gjetjen e zgjidhjes për furnizim me ujë.”, - theksoi bartësi i listës së partisë E Majta – Krushevë, Atanas Najdovski. 
 
Sipas Najdovskit, gjatë sezonit të verës Krusheva përballet me mungesë të ujit, prandaj ai thotë se për këtë problem këshilltarët e partisë E Majta do të jenë të zëshëm në këshill.  
 
GYLTENE SINANI