Fletëvotimi i zgjedhjeve lokale, gati
03.10.2025 16:43
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet lokale 2025 dhe miratoi udhëzuesin për procesverbalin nr.16, dokumenti bazë për regjistrimin e rezultateve në vendvotime.
Anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu, theksoi rëndësinë e procesverbalit numër 16, i cili, siç tha ajo, ky është dokumenti bazë dhe më i rëndësishëm për regjistrimin, mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në çdo vendvotim.
“Këtë e plotëson Këshilli Zgjedhor menjëherë pas përfundimit të votimit. Pasi numërohen edhe votat, dhe ky procesverbal pastaj dorëzohet te Komisioni Komunal Zgjedhor në të cilën edhe përcaktohet numri i votuesve, kush për kë ka votuar, dhe sa vota të vlefshme dhe të pavlefshme ka. Kush sa vota ka marrë nga kandidatët, të cilët kanë dorëzuar lista apo pjesëmarrës.”, - deklaroi anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
KShZ-ja miratoi formatin dhe procedurat teknike
Në seancë u miratuan edhe disa formularë teknikë, mes tyre procesverbalet për dorëzimin e fletëvotimeve dhe materialeve konfidenciale, formulari për gjendjen e vendvotimit dhe ai për regjistrimin e rasteve kur votuesit nuk mund të realizojnë të drejtën e votës së tyre.
“Dorëzohen fletëvotimet dhe duhet të shkruhet prej cilit numër deri ku e ka dorëzuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal, të cilat gjithashtu më pas duhet të shënohen se prej ku deri ku janë dorëzuar të njëjtat. Me këtë përfundon pjesa e dorëzimit të materialit konfidencial, që do të thotë se me këtë faktikisht fillon procesi, i cili është parazgjedhor dhe me të cilin më pas do të mund të fillojnë proceset zgjedhore, të shtunën dhe të dielën.”, - theksoi anëtari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Në të njëjtën seancë, KShZ-ja dha akreditime për vëzhgues të rinj dhe vendosi për zëvendësimin e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale.(Leunora Kaliqi, TVM2)
