Borxhet e NQP-së, transportuesit privatë kërcënojnë me reduktim të autobusëve

03.10.2025 17:20

Transportuesit privatë u përplasën verbalisht...

Transportuesit privatë u përplasën verbalisht me drejtorin e NQP-së, Dragi Kushovski, në konferencën e përbashkët për shtyp. 

Arsye e përplasjes ishte borxhi i NQP-së ndaj transportuesve privatë. Këta të fundit theksojnë se kanë borxhe milionëshe, por nga NQP-ja arsyetohen se ai borxh është ulur.  
 
Transportuesit privatë “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Company”, të cilët operojnë në Shkup, kërkuan nga NQP-ja që t’u paguhet i gjithë borxhi prej 170 milionë denarëve, prej të cilave, siç deklaruan ata, aktualisht janë të maturuara 90 milionë denarë.
 
Deri në fyt jam me përmbaruesit. Pagesa e fundit që morëm ishte për marsin, tri milionë më keni borxh nga marsi.”, - tha njëri nga transportuesit privatë.
 
Do të vazhdojmë të vozisim deri të hënën. Shpresojmë në mirëkuptim, se do të na paguhen mjete dhe ne do të vazhdojmë, nuk ka kurfarë politike, problem i vetëm janë paratë.”, - theksoi përfaqësuesi i transportuesve privatë, Jovica Zafirovski. 
 
Drejtori i NQP - Shkup, Dragi Kushovski, tha se që nga koha kur jam unë drejtor, borxhi është zvogëluar dhe nuk është ai që u përmend nga transportuesit privatë. 
 
E dimë që ka mungesë autobusi, por të vendosim autobusët tanë të jenë plot për të kursyer autobusët privatë që të mos amortizohen, nuk është e lejueshme. Ata duhet të jenë korrektë ndaj qytetarëve, jo të ndjekin pas autobusëve të JSP-së. Borxhi ndaj të tre transportuesve privatë është rreth 60 milionë denarë.”, - u shpreh drejtori i NQP – Shkup, Dragi Kushovski. 
 
Transportuesit privatë u kërcënuan se, nëse nuk i marrin paratë për punën e bërë, do t’i reduktojnë autobusët, ndërsa është e mundur që të ndalin tërësiht punën. (Belinda Koka - Ademi, TVM2)