Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

03.10.2025 19:17

Kandidatët e pavarur për kryetarë komune...

Kandidatët e pavarur për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë në disa komuna kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke shpalosur ofertën e tyre, me synimin për të marrë besimin e qytetarëve.

Problem më i madh për qytetarët e Kisella Vodës është vendi Rasednik, që sipas disa planeve është paraparë të ndërtohen banesa, të urbanizohet me ndërtesa me beton dhe kështu me radhë. Programi ynë parasheh një park modern të madh ultra-modern në Rasednik, i cili nuk do të jetë vetëm krenari për komunën e Kisella Vodës, por do të jetë krenari për gjithë qytetin e Shkupit, me përmbajtje moderne, si për të rinjtë, ashtu edhe për pensionistët.”, - deklaroi kandidati i pavarur për Qytetin e Shkupit, Aleksandar Rashkoviq. 
 
Shfrytëzimi i disa fondeve për projekte të qëndrueshme me ekspertizën time profesionale, sepse kam kontakte me shumë donatorë të cilët japin fonde për pastërti publike dhe unë do të mundohem që këta fonde në fazën e parë, derisa likuiditeti dhe situata financiare është shumë e keqe, të mund t’i shfrytëzoj për grante dhe paratë e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që të përmirësohet situata financiare.”, - theksoi kandidati për kryetar të komunës së Gositvarit, Visar Ademi. 
 
Tri gjëra janë shumë të rëndësishme për Strugën: deponia qendrore, kanalizimi dhe uji, si dhe furnizimi me energji elektrike. Këto tri janë kryesore. Normalisht ka edhe një sërë çështjesh tjera që presin zgjidhje dhe që do të ndërtohen, por unë kam investitor për atë deponinë qendrore përmes partnerëve të mi gjerman dhe me sheikët nga Kuvajti, ashtu që ata më thonë se mund të investojnë në projekte kapitale që kapin shifrën deri në tre miliardë denarë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për Strugë, Nasto Palioski. 
 
Prioritar është rruga nga Moroishta në Strugë, e cila është rrugë që bllokon trafikun gjatë verës, për të vazhduar më tej te pjesa tjetër te parkingjet nëntokësore, të cilat për fat të keq gjatë viteve të kaluara nuk është realizuar asgjë dhe të njëjtat besoj që do të realizohen në mandatin e ardhshëm, pa lënë anash edhe pjesën infrastrukturore të ndërrimeve tjera të gypave të azbestit, që është një problem plus në komunën e Strugës.”, - theksoi kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra. 
 
Si ta marrim mandatin, do të formojmë një shtab të krizës të komunës për deponinë, me jurist, ekolog dhe inxhinier, do të zhvillojmë një mbledhje urgjente me inspektoriatin e mjedisit dhe do të dalim me plan dhe afate të qarta për pastrimin. Në muajin e dytë do të vendosim një barrirë fizike rreth deponisë, me siguri 24/7. Do të bëjmë një monitorim ekologjik të ajrit, ujrave nëntokësorë, do të publikojmë raportin e parë për ndotje, është shumë me rëndësi.”, - u shpreh kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Besnik Asani. 
 
“Në Gjykatën Kushtetuese kemi dorëzuar inciativë kundër kodit zgjedhor kriminal, përkatësisht kundër shpërndarjes kriminale të mjeteve financiare. Kuptohet që me shpërndarje kriminale të mjeteve financiare për pjesmarrësit në zgjedhje, ne kemi gjithashtu edhe shpërndarje kriminale të kohëzgjatjes, më saktë, reklamimit të pjesmarësve në zgjedhjet lokale, ku ne partitë më të vogla dhe pjesmarrësit tjerë, marrim pothuajse zero financa.”, - deklaroi kandidati i “Demokratëve” për komunën e Manastirit, Jorgo Ogenovski.