Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Koçan
03.10.2025 19:41
Karvani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja....

Karvani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, mbrëmë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Koçanit, Vllatko Grozdanov, dhe listën e kandidatëve të tyre për këshilltarë komunalë për këtë qytet.
Grozdanov u tha banorëve se do të punojë fuqishëm për ta zhvilluar këtë komunë duke investuar në shumë fusha, por theks i veçantë do t’i kushtohet programit të tij katërvjeçar projekteve për përforcimin e banorëve të prekur në tragjedinë e Koçanit.
Grozdanov u shpreh i vetëdijshëm se për t’i shëruar plagët nga kjo tragjedi do të nevojitet shumë kohë, por është i vetëdijshëm se kjo mund të arrihet me shumë punë dhe vepra konkrete dhe në bashkëpunim me banorët dhe ekzekutivin për t’ua zbutur dhimbjen dhe pasojat e kësaj tragjedie familjarëve të viktimave.
“Nuk është e lehtë, nuk do të jetë sot për nesër nuk do të jetë për disa momente do të zgjat për shumë vite. Nuk do të shërohet në mënyrë të thjeshtë, por do të luftojmë. Kjo nuk është një garë për karrige, kjo nuk është garë për Qeveri, për fuqi dhe nuk është garë për para. Kjo është një marrëveshje mes meje dhe juve, mes kësaj qeverie dhe banorëve të Koçanit. Duhet patjetër të vazhdojmë dhe të drejtohemi dhe rikuperohemi ngadalë.”, - deklaroi kandidati për komunën e Koçanit nga VMRO-DPMNE, Vllatko Grozdanov.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke kërkuar mbështetjen e banorëve për kandidatin e tij, tha se VMRO-DPMNE dhe Qeveria qëndron me kokën lart, sepse siç tha ai, ndjehet krenarë për punët e bëra në këtë qytet brenda 15 muajve të fundit. U premtoi banorëve se do të jep maksimum për ta zhvilluar qytetin, duke u siguruar rreth 100 milionë euro mjete shtesë për Koçanin.
“Dua t’ju them se po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë, jashtë këtyre transfereve rrjedhëse, të cilët i financon buxheti qendror, për investime kapitale nëpër komuna, vetëm për Koçanin dhe këtë rajon do të sigurojmë përafërsisht 100 milionë euro shtesë, para të cilat do t’i investojmë në projekte infrastrukturore dhe projekte tjera të cilat do të jenë vlerë e shtuar për jetën e banorëve të Koçanit.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski po ashtu u tha banorëve se në këto zgjedhje të tetorit janë dy opsione. Opsioni i VMRO-DPMNE-së, i cili ofron përparim të shtetit, ndërsa opsioni tjetër është koalicioni joparimor, në të cilën marrin pjesë Venko Filipçe, respektivisht Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Dimçe Apasiev.
Mickoski vlerësoi se ata bëjnë fushatë të zezë dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të sanksionohen të gjitha ata që kanë bërë vepra kriminale dhe u tha se kjo nuk do të jetë përndjekje politike, por do të jetë zbatim i vërtetë i drejtësisë. (Rexhep Qamili, TVM2)
