Pas bllokadës së anijeve të flotës së Gazës, reagime të forta ndërkombëtare

03.10.2025 23:00

Vetëm një anije nga flotilja humanitare "Global Sumud"...

Vetëm një anije nga flotilja humanitare "Global Sumud" që transportonte ndihma për në Gazë është ende duke lundruar, pasi autoritetet izraelite ndaluan të tjerat mbrëmë dhe arrestuan mbi 400 aktivistë që refuzuan të ndryshonin kursin dhe u përpoqën të thyenin bllokadën izraelite.

Veprimet e Izraelit kanë shkaktuar reagime të forta në skenën ndërkombëtare, si dhe protesta masive në disa qytete anembanë Evropës. Një grevë e përgjithshme është paralajmëruar në Itali, të cilën kryeministrja Meloni e ka kritikuar, duke e përshkruar atë si "një gjest që nuk u sjell dobi palestinezëve, por u shkakton shqetësime të mëdha italianëve".