Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE fushatë në disa komuna
Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së...

Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, në krye me kreun Hirstijan Mickoski, nën moton “Zgjedhje e Vërtetë” në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale 2025, mbrëmë vazhdoi edhe në qytetin e Karbincës, Çeshinovë - Obleshevës, Zërnovcës dhe Vinicës.
Kreu i kësaj partie, Mickoski, nga Vinica tha se në këto zgjedhje shihet një koalicion pa parime midis Të Majtës dhe BDI-së, gjë që është shumë e rrezikshme.
Ndërsa nga Zërnovca ai tha se as votuesit tradicionalë nuk i besojnë udhëheqësisë së LSDM-së, pasi që e kanë kuptuar se, përmes mashtrimeve dhe intrigave dhe pa pasur planprogram dëshirojnë të arrijnë në kolltuqe.
Për Karbincën Mickoski tha se do të ishte mirë që të ketë një vendbanim ku çiftet e reja do të mund të blejnë parcela me nga një euro metër katror.
