Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon prezantimin e programit
Koalicioni “Përvoja për sukses”...

Koalicioni “Përvoja për sukses”, ndër prioritetet e saja i ka jetën humane, mbeturinat, ajrin e ndotur, kaosin urban. Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova, nëse e marrin votën për kryetar dhe këshilltarë komunalë, premtojnë rezultate konkrete.
“Një numër i madh i komunave përballen me pasiguri në rrugë. Këto janë çështje prioritare që mund të zgjidhen menjëherë, sepse qytetarët dhe të gjitha komunat kanë buxhet të dedikuar për këtë. Një prej masave për të cilat PLD-ja angazhohet së bashku me partnerët e koalicionit është të ketë buxhet të garantuar, është mbjellja dhe kujdesi për gjelbërimin.”, - deklaroi kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.
Po ashtu ajo thekson se në programin e koalicionit “Përvoja për sukses” janë edhe shtigjet për biçikleta.
Nga ky koalicion thonë se programi i tyre bazohet në kërkesat e qytetarëve, që kanë dalë nga takime me ta, ashtu siç është duke u zhvilluar edhe fushata për zgjedhjet lokale.
