Zgjedhjet lokale 2025, Nurçeski kërkon votën për kryetar të Pllasnicës
Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke...

Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke garon për kryetar në komunën e Pllasnicës. Ai premton mbështetjen e të rinjve dhe biznesit.
“Do të investojmë në projekte për ndërmarrësi dhe inovacione, do të formojmë fond lokal inovativ për të rinjtë. Ata njerëz nëpërmjet trajnimit do të jenë konkurrent në treg dhe do të hapen vende të reja të punës. Po ashtu do të ndërtojmë zonë industriale, ku të gjitha investimeve vendore dhe të huaja do t’u mundësojmë kushte të volitshme që të munden me kapacitetet e tyre industriale të investojnë në komunën e Pllasnicës, të ketë më shumë punësime për të rinjtë, që ato të mbeten në komunën tonë.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Pllasnicës, Elsan Nurçeski.
