Maqedoni
Parashikimi i motit
04.10.2025 11:28
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.
