Maqedoni
Zgjehdjet lokale 2025, AKI shpalosi ofertën në Gostivar
04.10.2025 15:18
Aleanca Kombëtare për Integrim vazhdoi fushatën në komunën e Gostivarit...

Aleanca Kombëtare për Integrim vazhdoi fushatën në komunën e Gostivarit ku kërkoi mbështetje për kandidatin për kryetarë komune Valbon Limani dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunal. Duke folur para të pranishmëve Limani theksoi se brenda një viti sa është ushtrues detyre kryetar i Gostivarit ka realizuar më shumë se 20 projekte, ndërsa edhe për 50 projekte të tjerë tanimë janë siguruar mjetet. Ai theksoi se vetëm në qytet janë planifikuar ose janë në proces 39 projekte infrastrukturore, ndërsa janë paraparë edhe projekte nëpër fshatra tha Limani.
“Në Banjicë të epërme dy rrugë të planifikuara, rrugë në fshatin Vrutok, rruga Vërtok-Reçan të cilën është veçmë në përfundim e sipër. Rrugë në fshatin Tumçevishtë, rrugë në fshatin Debresh rruga një dhe rruga dy. Në Çegran rruga për te varrezat. Dy faza të kanalizimit fekal nga gjithsejt katër. Dokumentacion teknik dhe projekt themelor për sallë sportive shkollore. Në Forinë rruga në fshatin Forinë e cila e lidh Forinën deri në Gostivar rrugë e re.”, u shpreh kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Po ashtu Limani tha se në Forinë është paraparë dhe një rrugë tjetër brenda fshatit, si dhe dokumentacion teknik dhe projekt themelorë për sallë sportive shkollore. Pjesë e projekteve të Limanit është edhe rruga në fshatin Turçan i madh, rrugë në fshatin Raven, rrugë në fshtin Patalishtë, Strëmnovë, Tërnovë dhe fshatrat tjera të kësaj komune. Ndërsa njëri nga liderët e këtij koalicioni Arben Taravari u shpreh i kënaqur se pushtetin lokal në Gostivar do të ua kalojë Valbonit dhe Valdetit, siç tha ai dy të rinjë të ndershëm dhe besueshmëri për ti zhvilluar proceset përpara. Taravari tha se ai zakonisht i përmend bashkë Valbonin dhe Valdetin pasi e tërë fushata e Aleancës kombëtare për Integrim është me moton bashkë.
“Në mandatin e parë çdo gjë që premtova realizova dhe hyra shumë borxhe sepse nuk lejon buxheti të bësh aq sa ti donë. Në mandatin e dytë mu pamundësua. Valboni për një vit doli shumë më i suksesshëm se sa unë për tre vitet e fundit si kryetar komune. Prandaj e them ndjehem shumë shumë krenar që sot ua dorëzoj pushtetin lokal dy njerëzve që Gostivari meriton ti ketë në krye të vendit.”, u shpreh kryetar i ASH-së, Arben Taravari.
Të pranishmëve iu drejtua edhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë komunal Valdet Xhaferi, i cili premtoi se nëse marrin mandatin nga qytetarët do të kujdesen që çdo vendim i këshillit dhe komunës së Gsotivarit të jetë në shërbim të qytetarëve. Në këtë tubim u premtua se zëri i qytetarëve do të jetë prioritet, ndërsa u premtua mbështetje edhe për rininë, klubet sportive dhe mbështetje për ngjarjet kulturore. Po ashtu u shpreh shqetësim se përbërja e re e këshillit komunal të Gostivarit do të ketë 8 këshilltarë më pak, pasi siç u tha do të sjell pasoja të natyrës politike dhe ekonomike për Gostivarin, por për këtë nga AKI e bënë fajtorë qeverinë aktuale e cila sipas tyre e ka bërë shkurtimin e numrit të këshilltarëve në disa komuna padrejtësisht.
GYLTENE SINANI
