Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Manastir

04.10.2025 15:28

Karavani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ka vazhduar fushatën zgjedhore në Manastir...

Karavani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ka vazhduar fushatën zgjedhore në Manastir, ku prezantuan kandidatin për kryetar të kësaj komune Toni Konjanovski dhe listën e këshilltarëve komunal për këtë qytet. Ky i fundit garon për mandat të dytë, prandaj theksoi se mandati i tij i parë ka qenë i suksesshëm, duke realizuar plotë projekte infrastrukturore, duke investuar në objektet publike, ngrohtores, objekteve sportive dhe arsimore, kulturën dhe duke ndërtuar mbi 50 kilometra rrugë. Gjatë katër viteve të ardhshme Konjaovski do ta ketë në fokus modernizimin e transportit publik dhe hyrjen e re në këtë qytet.
 
“Manastiri është lider me numrin e projekteve të fituara përmes dy thirrjeve nga ashtuquajturën kredi hungareze. Pas thirrjes së parë, vitin e kaluar fituam 16 projekte, ndërsa pas thirrjes së dytë, Manastiri u shndërrua në rekorder absolut me 65 projekte të fituara. Pas këtyre dy thirrjeve, tani po investohen rreth 1 miliardë denarë në Manastir. Investime të cilat nuk mbahen mend që nga pavarësimi i vendit që ndonjëherë janë bërë nga pushteti qendror në këtë komunë.”, u shpreh kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hirstijan Mickoski u tha banorëve se ndryshimi i Manastirit ka filluar që para katër vitesh, Konjavoski është person që nuk do t’ju lë kurrë vetëm tha ai, duke u zotuar se me skuadrën e tij politike do të vazhdojë të tërheq investime për t’i mbajtur të rinjtë në vend dhe të përforcojë ekonominë lokale. Adresoi kritika kundër LSDM-së, BDI-së dhe “E Majta”. 
 
“Ky nuk është vetëm një ndryshim politik, ky është një ndryshim jetësh, shpresës dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga ana tjetër, kemi një libër të lexuar, të njohur deri në fjalën e fundit. Kemi të njëjtin koalicion të LSDM-së, të pandryshuar dhe pareformuar dhe BDI e etur për pushtet, për dominim dhe krim. Këto dy partitë janë të gatshëm për çdo lëshim, që mund të bëhet në dëm të Maqedonisë, janë të gatshëm ta bëjnë atë menjëherë, vetëm të kenë përfitime personale.”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
 
Mickoski tha se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të vijojë periudha e përgjegjësisë dhe drejtësisë. Po ashtu u ndalë edhe te rritja e pensioneve dhe politikave që VMRO-DPMNE po i ndërmerr për ta parandaluar shpërnguljen e të rinjve nga vendlindja dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Andaj shtoi ai, këto zgjedhje janë vendimtare për të vendosur për të ecur shteti para, apo për të stagnuar, duke theksuar se zgjidhja është e lehtë por është e rëndësishme të merret vendim për të votuar opsionin e VMRO-DPMNE-së i cili garanton jetë më të mirë për të gjithë, tha Mickoski.  
 
REXHEP QAMILI