Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, LSDM kërkoi përkrahje për kandidatët në Ohër
04.10.2025 15:42
Lidhja Social Demokrate qëndroi në Ohër ku prezantoi kandidatin e tyre për kryetar Asen Shain...

Nën moton “Luftojmë për shtëpinë tonë” koalicioni i kryesuar nga Lidhja Social Demokrate qëndroi në Ohër ku prezantoi kandidatin e tyre për kryetar, Asen Shain, dhe listën për këshilltar komunal. Kandidati i socialdemokratëve banorëve u premtoi se do ta bëj Ohrin komunë transparente, me infrastrukturë moderne, duke inkuadruar bashkësitë lokale në vendimmarrje të qytetit, duke i kushtuar kujdes të veçantë pensionistëve, për kategorive sociale dhe kujdes të veçantë personave me aftësi të kufizuara. Asen Shain tha se udhëheqësi aktual i VMRO-DPME-së e ka kthyer Ohrin në pronë personale të investitorëve të ndërtimit, ku me aminin e pushtetit lokal shkaktuan shkatërrim të tmerrshëm urban duke i kërcënuar pasurit natyrore dhe kulturore. Kandidati për Kryetar të Komunës së Ohrit, Shajn, siguroi se ai dhe kandidatët për këshilltarë kanë kapacitet të punojnë me ndershmëri, efikasitet, transparencë dhe mbi të gjitha, në mënyrë njerëzore, duke u bërë thirrje qytetarëve ta mbështesin më 19 tetor.
“Qëllimi ynë është që të rinjtë ta shohin të ardhmen në qytetin e tyre të lindjes. Planifikimi urbanistik do të ketë tjetër dimension, do të sjellim praktika të reja ekologjike, ndërsa bregu i liqenit do të rregullohet sipas rekomandimeve të UNESCO-s, kultura e sporti do të kenë energji të re, ndërsa turizmin do ta ndërtojmë në themele të qëndrueshme në mbrojtje të natyrës historisë dhe nevojave lokale.”, u shpreh kandidati i LSDM-së për kryetar në Ohër, Asen Shain.
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në Ohër para qytetarëve numëroi mosrealizimin e projekteve në letër të kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se investimet kapitale të nisura nga LSDM nuk u mbaruan, garazhet në kate, sheshi Republika e Krushevës shtigjet për biçikleta deri në Shën Stefan, siguria e qytetarëve e shumë premtime tjera nuk u realizuan ka thënë ai. Filipçe u premtoi banorëve zgjidhje të problemeve aktuale dhe mbrojtjen e liqenit të Ohrit sipas standardeve të UNESCO-s.
“Ohri është perla jonë , qyteti që e duam të gjith. por duke parë realitetin sot mendoj se punët jan duke ecur në drejtim të gabuar. cmimet e shërbimeve punlike janë rritur dhe porosi për qytetarët nuk janë askund. kualiteti i jetës dita ditës është me rënd për qytetarët e ohrit qyteti po zgjerohet pa plan dhe pa kontroll. në vend të një perle të unescos ohri u bë simbol i kaosit.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe nga Ohri ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve jo vetëm për komunën e Ohrit por mbështetje për të gjithë kandidatët e LSDM-së në të cilët garojnë për kryetar komunash pasi që sipas tij një LSDM e organizuar do të jetë garanci për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.
GAZMEND REXHEPI
