Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E Di” vazhdoi fushatën në komunën Qendër

04.10.2025 15:48

Lëvizja “E Di” prezantoi kandidatin e saj për kryetar të komunës Qendër të Shkupit...

Lëvizja “E Di” prezantoi kandidatin e saj për kryetar të komunës Qendër të Shkupit, duke e cilësuar si njeriun e duhur për ta kthyer rendin në vend të kaosit urban. Kandidati i kësaj partie u zotua se nuk do të jetë kryetar i cili do të punon vetëm para zgjedhjeve por gjatë gjithë mandatit të tij.
 
“Në fushën e urbanizmit, Komuna e Qendrës duhet të bëhet shembull për një komunë të rregulluar dhe funksionale. Do t’i rishikojmë planet urbanistike me qëllim që të mbrojmë maksimalisht interesin publik. Do t’i rindërtojmë rrugët dhe do t’i bëjmë të qasshme për personat me nevoja të veçanta. Do ta zgjidhim kaosin në trafik duke rritur kapacitetin për parkim. Kemi planifikuar një garazh të ri në kate dhe garazh montazhë në Bunjakovec, Kapishtec dhe te stacioni i ri hekurudhor në Prolet.”, u shpreh kandidati i Lëvizjes “E Di” për kryetar të komunës Qendër, Miroslav Labudoviq.
 
Të pranishmëve iu drejtua edhe kreu i kësaj partie Maksim Dimitrievski.
 
“Diçka e re në skenën politike të Maqedonisë, dhe ja ku është sonte ajo risi prej këtu fillon, do të përhapet përmes Qendrës në gjithë Shkupin dhe do të arrijë në çdo shtëpi. Por më e rëndësishmja është të jemi të sinqertë deri në fund dhe të kemi besim të fortë në vullnetin dhe luftën tonë, se qëllimi përfundimtar mund të arrihet. E ai qëllim është t’ua kthejmë Komunën Qendër, por edhe Maqedoninë qytetarëve.”, u shpreh kryetari i Lëvizjes “E Di”, Maksim Dimitrievski.
 
Nga Lëvizja “E DI” për Komunën Qendër premtojnë risi në arsim dhe ndërtimin e një qendër multifunksionale, rinore dhe kulturo-teknologjike, mbështetje për biznesin lokal dhe sportin, si dhe më shumë solidaritet dhe përfshirje.
 
GAZMEND KURTISHI