Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Tetovë

04.10.2025 15:58

Në Tetovë për kryetare të komunës e kërkon votën edhe kandidatja Katka Bozhinovska nga radhët e partisë E Majta....

Në Tetovë për kryetare të komunës e kërkon votën edhe kandidatja Katka Bozhinovska nga radhët e partisë E Majta. Mbajtja e të rinjve në vend, infrastruktura moderne dhe kujdes të shtuar të ambientit janë premtimet kryesore me të cilat do ti kërkojnë votat e tetovarëve kandidatet e Të Majtës. 
 
“Un jam kyçur në këtë luftë pasi që nuk mund të rri duke parë se si largohen të rinjtë, si qyteti bie dhe si jemi ngulfatur nga korrupsioni dhe si punohet për interesa personale. Në programin tonë qëndron zgjidhja për ndotjen e ajrit, mjedis të pastër, rrugë të pastra dhe mjedise të rregulluara urbane.”, Kandidatja për kryetare në Tetovë nga E Majta, Katka Bozhinovska.
 
Bartësi listës për këshilltar Bobi Ilievski thotë se E Majta do të jetë zëri i qytetarëve në këshillin komunal. 
 
“Ju sigurojmë që do të punojmë në mënyr transparente dhe të ndershme si dhe gjithmonë në interes të tetovarëve. Do të jemi zëri juaj në këshill dhe do të lemë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e qytetit.  Prioritetet tona janë, përballja me ajrin e ndotur, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, sjelljen e rendit në kaosin urbanistik, rregullimin e parqeve dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta. Kujdes të veçantë do ti kushtojmë nevojave të pensionistëve dhe personave të kategorive të ndjeshme.”, bartësi i listës për këshilltar në Tetovë nga E Majta, Bobi Ilievski.
 
Programi yni nuk është përpiluar  në zyrë pas dyerve të mbyllura por  përmes takimeve të drejtpërdrejta me Tetovarët dhe programi ynë del nga nevojat e tyre reale thonë nga E Majta. 
 
GAZMEND REXHEPI