Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Nurçeski kërkon votën për kryetar të Pllasnicës

04.10.2025 16:05

Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke kërkon votën për kryetarë të komunës së Pllasnicës....

Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke kërkon votën për kryetarë të komunës së Pllasnicës. Ndërsa në mesin e premtimeve ka edhe furnizimin me ujë për pije.  
 
“Banorët e komunës së Pllasnicës pinë ujë të ndotur. Kjo është dëshmuar në raportin e qendrës së shëndetit publik. Ne ofrojmë projekte konkrete edhe atë që në vitin e parë të mandatit tonë, edhe atë investim në infrastrukturën e ujit. Do të realizojmë projekte për stacione filtruese, projekte për burime të reja, dhe dezinfektim të rregullt të ujit me klor, me qëllim që banorët e komunës së Pllasnicës të kenë ujë të pastër, të shëndetshëm dhe ekologjik për pije.”, u shpreh kandidati i PDT-së për kryetar të Pllasnicës, Elsan Nurçeski.