Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Mexhiti takoi pensionistët
04.10.2025 16:18
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetarë të Çairit Izet Mexhiti, ka takuar pensionistët...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetarë të Çairit Izet Mexhiti, ka takuar pensionistët, me çrast ka deklaruar se pensionistët meritojnë jetë dinjitoze pasi me punën e tyre kanë kontribuar për shoqërinë.
Edhe politikat qeveritare dhe ato lokale janë të oriebtuara për tu mundësuar pensionistëve stabilitet ekonomik theksoi Mexhiti, i cili tha se me shoqatën e pensionistëve ka bashkëpunim të mirë. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë pasi tërë jetën e tyre kanë kontribuar për të gjitha sferat e jetës në Çair. Ai tha se përveç rritjes së pensioneve me vendim të qeverisë, në takim është bërë fjalë edhe për politikat lokale një pjesë e të cilave u dedikohen pensionistëve në komunën e Çairit, ashtu siç janë pjesë e programit edhe të rinjtë, sporti, kultura dhe përmirësimi i infrastrukturës.
