Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, përvoja për sukses vazhdon fushatën
04.10.2025 16:27
Jakimovski ka akuzuar pushtetin se ka bllokuar mjetet për rekonstruimin e rrugës Juri Gagarin në Kozle...

Kandidati për kryetarë të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, ka akuzuar pushtetin se ka bllokuar mjetet për rekonstruimin e rrugës Juri Gagarin në Kozle, ku është vendosur kanalizimi atmosferik. Sipas tij me këtë nuk dënohet kryetari i komunës por qytetarët e Kozles dhe komunës së Karposhit.
“Këtu kemi vendosur kanalizimin atmosferik. Kjo ishte rruga e vetme pa kanalizim atmosferik dhe kjo rrugë sot nuk është rekonstruktuar dhe sot kemi krater të këtillë dhe liqene të këtillë falë Hristijan Mickoskit dhe Aleksandar Nikollovskit me miqtë e tij, të cilët i kanë bllokuar mjetet në ministrinë e transportit dhe lidhjes, të cilat na janë miratuar prej para dy vitesh nga projekti i bankës botërore, ashtu siç e bllokojnë grumbullimin e mbeturinave në komunën e Karposhit.”, u shpreh kandidati për kryetar të Karposhit nga Përvoja për Sukses, Stevço Jakimovski.
Jakimovski njëherit theksoi se po të kishte qenë e informuar komuna e Karposhit deri tani do ti kishte përfunduar këto punime me mjete vetanake, për të mos mbetur në mëshirën e qeverisë. Koalicioni Përvoja për Sukses kërkon mbështetje edhe për kandidaten e sajë për kryetarë të Shkupit, Aleksandar Trajanovski dhe kandidatët tjerë për kryetarë dhe këshilltarë komunal.
GYLTENE SINANI
